20:45 / E Martë, 10 Gusht 2021 / C E

Freiburgu, bileta falas për tifozët që do të vaksinohen

Skuadra e Freiburgut në Bundesligë ka gjetur një mënyrë për të kontribuar në parandalimin e infektimeve me Koronavirus.

Klubi gjerman ka njoftuar se kushdo që do të vaksinohet mes të premtes dhe të dielës në panairin e Freiburgut do të ketë mundësinë të marrë një biletë falas për një ndeshje që do të zhvillohet në shtëpi.

Drejtuesit e kësaj skuadre kanë vënë në dispozicion 1100 bileta për tifozët që do të vaksinohen.