11:09 / E Premte, 16 Mars 2018

Frika nga Messi

Sot (e premte) në Nyon të Zvicrës hidhet shorti për të mësuar katër çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Në këto 8 klube të cilat marrin pjesë , nëse i mbledhim së bashku trofetë, atëherë kemi 29 trofe të fituar të Ligës së Kampionëve. Vetëm Manchester City, Roma dhe Sevilla nuk e kanë fituar kurrë. Gjitha klubet vijnë nga katër ligat kryesore evropiane. Kjo e bën këtë garë në një nga më tërheqëset në vitet e fundit.

Por, asnjë nga këto nuk ka rëndësi. Ajo që i bën konfrontimet speciale është pa dyshim prania e futbollistit më të mirë në histori, i cili vazhdon ta mahnisë Evropën. Sepse, të “rrëzohesh” nga Leo Messi nuk është turp, por është një nder për atë që vuan. Simeone dhe Conte janë trajnerët e fundit që i janë dorëzuar argjentinasit.

Të gjithë duan të shmangin përballjen kundër numrit 10 të Barcelonës. “Ekspozita” e tij kundër Chelsea, mbrojtja e të cilëve u skuq para tij, ka impresionuar futbollin në Evropë dhe ka vënë në alarm 7 skuadrat tjera të mundshme që mund të përballen kundër tij. Arsyeja është se asnjë trajner në botë nuk ka gjetur formulën me të cilën ta ndalojë atë, madje as për minimizimin e futbollit të tij. Messi varet vetëm nga vetja. Messi varet vetëm nga Messi.

“Pleshti” ka këtë vit të njejtën pamje që shfaqi në sezonin 2008-2009 dhe gjatë gjysmës së dytë të 2014-2015. Në këto dy periudha Barcelona fitoi tripletë, nën urdhërat e Pep Guardiolas dhe Luis Enriques. Ernesto Valverde poashtu ka të njejtat pritshmëri dhe historia është ciklike. Askush nuk dëshiron Barcelonën sepse në Barcelonë luan Messi.

Nga shtatë rivalët, gjashtë prej tyre tashmë e dinë frikën nga ai. Vetëm me Liverpoolin argjentinasi ka disa llogari pa zgjidhur. Leo luajti kundër “Reds” në sezonin 2006-2007 ( 1-2 në Camp Nou / 0-1 në Anfiled ) dhe u eliminua. Messi zakonisht përfundon gjithçka që fillon.

Manchester City, rivalja e preferuar e tij në Evropë, e njeh mirë, ndaj tyre ka shënuar gjashtë gola. Katër gola ka kundër Bayern. Roma, Juventus dhe Real Madrid janë të tjerat që kanë pranuar gola nga Leo. Ndërsa Sevilla e njeh shumë mirë nga La Liga. /IndeksOnline/