16:19 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Qesharake, djaloshi i rritur frikësohet nga gjilpëra, e kap nevoja për të urinuar

Shumica e njerëzve në  botë kanë frikë nga gjilpërat e injeksioneve, prandaj edhe e durojnë sëmundjen për të mos shkuar te doktori.

Por, ky djalosh ndonëse në moshë, ka frikë të madhe nga gjilpëra, saqë fillon të ndjej nevojën për urinim, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Posa infermierja i ofrohet për t’i bërë gjilpërën, djaloshi e përsërit  vazhdimisht se ka nevojë të shkoj në banjo për të urinuar.

Ky gjest i tij i bën të gjithë të qeshin me të, derisa ai vazhdon të kundërshtoj të marr injeksion, pasi frikësohet.

Në një moment madje ai i thotë infermieres se do të urinoj mbi të. /Indeksonline/

Temat: