16:07 / E Shtunë, 11 Janar 2020 / indeksADMonline

Frikacaku, Bujar Rogova, paraqitet nga Gjermania: I kërcënon mediat, ofendon SHBA-në, imamët…!

Bujar Rogova, emër tashmë i njohur për opinion publik, është lajmëruar përmes një video-mesazhi në profilin e tij në Facebook.

Njëri prej përfaqësuesve të sektit shija në Kosovë, në këtë video (të cilën më pas e fshiu), shihet i mllefosur teksa shanë dhe ofendon pa u ndalur.

Ky propagandues, për të cilin “Indeksonline” raportoi ekskluzivisht para disa dite, cak të sulmit kishte Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht presidentin Donald Trump, mediat kosovare si dhe imamët e BIK-ut.

“Unë desha ti jap disa informacione ndaj disa ‘pordhtaleve’. Këta nuk janë asgjë tjetër veq disa media të pista për para, se vallai betohem… atyre nuk ju beson feja, as kombi, as njerëzimi, as dashuria dhe asgjë… pos paret”, thotë ai.

Më tej, Rogova vazhdoi duke sugjeruar portalet që mos të ndalen dhe ti publikojnë gjitha gjërat e tij.

“U jap urdhër këtyre portaleve që le t’i prenë, le të postojnë. Ishalla nuk do tua zbulojë disa gjëra sepse me kohë do tu jap përgjigje tjetër.  Le të më shpallin terrorist …”, shprehet ai.

Rogova sulm direkt u jep edhe imamëve kosovarë të cilët i akuzon për lidhjet e tyre me SHBA-në.

“E bën komplotin këto mediat kundër meje. Mirëpo, hoxhallarët e pistë që janë në bashkëpunim me qeverinë e korrputume, me këtë fenë e re që Amerika jau ka pru. Më të butë se lepri ishi bo nëse shkoni në luftë. Athua vallë qaq dëm po ju bën islami e zullum saqë për një psikopat (Donald Trump) e shitët dinin e Allahut”, thotë ai.

Image may contain: 1 person, beard and outdoor

Amerika, sipas tij, mision të vetëm ka të bëjë zullume në gjithë rruzullin tokësor.

Tutje, Bujar Rogova (i frikësuar) flet edhe për urdhër-arrestin e lëshuar nga autoritetet e sigurisë në Republikën e Kosovës. Ai thotë se është konsutluar me Ambasadën e Suedisë në Gjermani rreth procedurave të mëtutjeshme të kthimit eventual në Kosovë.

“E quan padinë deri të Prokurori i Shtetit i cili ka dhënë urdhër-arresti dhe kishin shku polici dy herë të shtëpia ime në Gjakovë. Për fat të keq unë s’kam qenë aty, jo që e kam ditë.

I njoftova dhe na qesin në një rreth mbrojtje për shkak të terroristve, vehabistave. I lajmërova dhe ata më thanë: Ti banon në Gjermani por je me shtetësi suedeze. Neve kjo punë nuk na intereson. Neve na intereson nëse ke bo krim apo terror, atëherë merremi edhe ne.

Unë u drejtova në Ambasadën e Suedisë në Hamburg. Unë ju thash se si banorë suedeze, pasi ju ma keni pranuar statusin si suedez, kam dëshirë të dijë që nëse shkojë jashtë vendit, provokohem ,arrestohem, më intereson ta dijë se çfarë mbrojtje kam nga Suedia.

Unë i tregova që jam në urdhër-arresti dhe i pyeta çfarë mbrojtje kam. Ata më thanë: Si banorë të mbrojmë, por n’varet nëse keni bërë – 1.Krim i rëndë 2. Vrasje dhe 3. Drogë”, thotë ai.

Image may contain: 1 person, beard, hat, closeup and outdoor

Përgjigja që i dha ambasada ishte se munden me të arrestu edhe nëse je i pafajshëm.

“1 deri 3 muaj apo deri 9 muaj. Pastaj, nëse vërtetohet, atëherë organet tona duhet të merren me atë shtet dhe me verifiku rastin”, deklaroi ai.

Prokurorët kosovarë duhet të punojnë në Prokurorinë e Gjermanisë dhe ta shohin vetën e tyre. Ata vetëm nxisin dhe shtojnë, theksoi Rogova.

“E kam një respekt të veçantë për Albin Kurtin dhe dasht Allahu që ai të vije në pushtet dhe ta bëjë shtetin. Ai i ka dhënë rëndësi të madhe Prokurorisë sepse ai është që e qet drejtësinë në vend”, u shpreh ai.

Në fund, Rogova foli edhe për vendimin e fundit të qeverisë së Ramush Haradinjat për ndajrne e disa mijëra eurove për luftën kundër ISIS-it. Poashti, ai nuk la pa përmendur edhe kosovarët që isi innpjesë e luftës në Siri. –

“Shumë vëllezër tanë dhe motra që shkuan atje me nder u kthyen me kopila xhihadisa sirianë, algjerian, marokean, Allahu bëftë ramët, sot i rrit Kosova që ma vonë me ja qu për lufta Amerikës.

Kosova si shtet i varfër dhe i vogël ja ka dhënë 250 mijë euro koalicionit kundër ISIS-it, pra Ramush Haradinaj. Ishte gjenerali ai që i faroi ISIS-in”, u shpreh ai.