10:44 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Frikë në qiellin e Prishtinës, avioni vërtitet një orë në ajër deri në pamundëri për t’u ulur

Udhëtarët e linjës ajrore Zyrih-Prishtinë kanë përjetuar çaste frike në qiellin e kryeqytetit të Kosovës dy ditë më parë teksa iu është dashur të vërtiten jo pak por gati një orë në pamundësi për t’u ulur për shkak të mjegullës.

Njëri prej tyre, shqiptar me banim në Zvicër denoncon rastin në redaksinë e Albeu.com duke sugjeruar edhe një zgjidhje: “Përse nuk bëjnë marrëveshje me Tiranën apo Shkupin në raste të tilla? Na është dashur të vërtitemi një orë mbi Prishtinë për t’u ulur. Kështu ndodh gjithnjë gjatë dimrit”., – shprehet A.A duke sjellë edhe një “screen shot” nga radari të itinerarit të ndjekur nga avioni në fjalë ku duken qartë xhirot e bëra mbi qiellin e Prishtinës.