Frikë për Mercedes-Benz 6X6, rivalizohet nga një “përbindësh”
Megjithë zhvillimin e hovshëm të disa modeleve të Sixteen për katër vitet e ardhshme, Devel ka gjetur kohë për të krijuar edhe këtë Devel Sixty.
Në thelb duket si një automjet ushtarak për në rrugë, e cila bën që makinat tjera 6X6 të duken si lojëra fëmijësh.
Makina ende nuk ka arritur të kaloj në fazën e prototipit, por nëse edhe në prodhim duket e ngjashme, do të jetë padyshim makina më interesante e rrugës që është ndërtuar ndonjëherë, duke e bërë edhe Mercedes-Benz G63 AMG 6X6 të duket një makinë e thjeshtë.
Devel pohon se Sixty është mundësuar nga një motor 6,7 litra turbodizel V8, që gjeneron 720 kuajfuqi dhe 1,000 Nm çiftrrotullues.
Mbetet ende e paqartë nëse dhe kur Devel synon të këtë këtë model një realitet prodhimi. /IndeksOnline/