15:30 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / C E

Frikë te Gjermania, dyshojnë se lëndimi mund t’ia rrezikojë karrierën Neuerit

Manuel Neuer pësoi një lëndim gjatë kohës sa ishte në pushime në skijim.

Kësisoj, ai humbi sezonin aktual, megjithatë një frikë e re ka nisur në Gjermani.

Në Gjermani kanë frikë se portieri i Bayernit mund të ketë pësuar një dëmtim shumë më të keq se sa pritej që mund ta rrezikonte edhe karrierën e tij.

Ndërkohë, Bayern Munichu ende nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Neuerit.