19:12 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

Frikë te Prishtina, Rangers merr në huazim supertalentin e Liverpool

Rangers ka mësuar kundërshtarin për ndeshjet kualifikuese të Europa League. Skuadra e Gerrard mund të ndeshet me Prishtinën nëse këta të fundit e kalojnë fazën e parë.

Skuadra skoceze ka filluar përgatitjet dhe ka bërë një goditje në merkato.

Rangers ka bërë të ditur se ka transferuar talentin e Liverpoolit, Sheyi Ojo në formë huzimi.

21 vjeçari është pjesë e Liverpoolit nga viti 2015 derisa ka qenë i huazuar në disa skuadra të njohura. /IndeksOnline/