20:19 / E Hënë, 04 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Frikësohen gjermanët, italianët “ndezin lojën” me Lamborghini Urus

Lamborghini ka hequr mëndafshin e modelit të ri Urus, pak para prezantimit zyrtar në LA.

Urus është modeli i parë SUV që prodhon Lamborghini.

Makina fuqizohet nga një motor 4.0 litërsh tuin-turbo V8, me 641 kuajfuqi.

Urus ka marsh automatik me 8 shpejtësi, ndërsa tërheqë me katër rrotat, shkruan IndeksOnline.

Përshpejtimin prej 0 në 100 km/orë ky model e arrin për 3.6 sekonda.

Sipas Lambos, Urusi është “fuqi, performancë dhe dinamikë”, ndërsa kombinon edhe “dizajn, luks dhe ngasje të lehtë”. /IndeksOnline/