22:18 / E Martë, 25 Qershor 2019

Frut i ëmbël dhe freskues, mësoni vlerat ushqyese të pjeshkës

Ky frut i embel eshte freskues, me pak kalori dhe i shendetshem. Ai eshte i perbere nga 90% uje dhe mineraleve te ndryshme nder te cilat me i bollshem eshte kaliumi dhe me pas, natriumi, hekuri, kalciumi dhe fosfori.

Te hash nje pjeshke ne dite nenkupton furnizimin e trupit me rreth 15% te kerkesave te perditshme te vitamines C, e rendesishme per mbrojtjen nga infeksionet e

ndryshme, thelbesore per fortikimin e eshtrave dhe absorbimin e hekurit ne gjak. Pervec kesaj, nje marrje e duhur e vitamines C zvogelon rrezikun e kancerit se paku 70%.

Nje element tjeter i rendesishem eshte beta karotene, e cila stimulon melaninen qe favorizon nxirjen dhe ndihmon lekuren te qendroje elastike dhe e re.

Jo rastesisht pjeshka perdoret gjeresisht ne prodhimin e kremrave kozmetike dhe maskave te fytyres

Nder te tjera pjeshka ka dhe vlera antioksiduese. Ajo pasuron organizmin me minerale, stimulon lengjet e stomakut dhe rregullon tensionin e gjakut per shkak te permbajtjes te kaliumit dhe manganit.

Ajo ploteson organizmin me mineralet e humbura nga djersa.

Pjeshka eshte e persosur si nje vakt i lehte pas mengjesit, pa shtuar sheqer, tretet lehte dhe prandaj eshte e pershtatshme per ata qe kane probleme me tretjen.

Keshillohet te hahet larg vakteve, pasi “perzierja” e qumeshtit dhe karbohidrateve mund ti shkaktoje parehati zorreve. Se fundi, duhet te jeni te vetedijshem se nuk duhet te pini shume uje pas ngrenies se ketij fruti, sepse rrezikoni acidin cianidrik qe ndodhet ne pjeshke.