Frutat e pyllit bëjnë mrekulli në organizëm
Frutat e pyllit si manaferra, mjedra dhe luleshtrydhja
janë ndër kënaqësitë më të mëdha, pasi pjesa më e madhe e tyre rriten në
gjendje të egër.
Këto fruta duhet të bëhen pjesë e ushqimit tuaj sepse janë të mbushura më
minerale, vitamina dhe fibër. Ato janë të pasura më antioksidantë që mbrojnë
qelizat tuaja nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira.
Për më tepër, ato kanë pak kalori dhe janë alternativë perfekte për njerëzit që
duan të mbajnë peshën nën kontroll.
Boronica ja ka dal të jetë në krye të të gjitha listave të ushqimeve më të
shëndetshme për trupin e njeriut. Kjo për arsye së boronica është
jashtëzakonisht e pasur me antioksidantë. Boronicën mund ta gjeni gjatë gjithë
vitit, ajo është e pasur me vlera ushqimore.
Manaferra i ngjan mjedrës, por është më e madhe dhe ka një shije më të veçantë
krahasim me të. Të ëmblat janë shumë të mira për shëndetin se kanë përmbajtje
të lartë kaciumi, vitaminë c dhe kalium.
Mjedra është një frut mjaft deliakt dhe aspak jetëgjatë, ndaj këshillohet t`i
konsumoni shpejt. Ajo është e pasur me kacium, magnez dhe vitaminë c.
Luleshtrydhja është një frut mjaft i shijshëm dhe mund ta gjesh gjatë gjithë
vitit. Ajo është e pasur me vitaminë c.