19:49 / E Shtunë, 01 Tetor 2022 / MSH

Frutat që ndihmojnë kundër sëmundjes së artritit

Artriti është një gjendje e pakëndshme dhe e dhimbshme, e cila mund të shkaktojë ënjtje, ndjeshmëri, inflamacion dhe dobësi të muskujve, si dhe rraskapitje.

Edhe pse nuk ka kurë, mendohet se dieta mund të luajë një rol në menaxhimin e simptomave.

Ushqimet e pasura me kalium mund të jenë kyçe në luftimin e artritit.

Kaliumi në dietë ndihmon në balancimin e kripës së tepërt, duke reduktuar mbajtjen e lëngjeve dhe duke ndihmuar përdorimin e duhur të kalciumit në kocka dhe kyçe.

Një studim i publikuar në Journal of Pain, gjeti një lidhje midis niveleve të ulëta të kaliumit dhe artritit reumatoid. Është përshkruar se pacientët me artrit reumatoid kanë përqendrime dukshëm më të ulëta të kaliumit në serum sesa subjektet e shëndetshme.

Si pjesë e studimit, një grup pjesëmarrësish me artrit reumatoid përjetuan më pak dhimbje pas marrjes së suplementeve të kaliumit për 28 ditë, krahasuar me ata që nuk e morën.

Burime të mira të kaliumit janë bananet, pjepri, portokalli dhe kajsitë.

Njëqind gramë banane përmban 358 mg kalium, ndërsa e njëjta sasi e pjeprit ka 267 mg. Njëqind gramë portokall kanë 181 mg kalium, dhe kajsitë kanë 259 mg. Kajsia e thatë është edhe më e pasur me kalium dhe përmban deri në 1162 mg në njëqind gramë.

Artriti reumatoid është forma e dytë më e zakonshme e artritit, e para është osteartriti.

Ndodh kur sistemi imunitar synon nyjat, duke shkaktuar dhimbje dhe ënjtje. Fillimisht, ai komprometon kërcin e lëmuar në nyje, duke e bërë lëvizjen të vështirë dhe duke çuar në dhimbje dhe ngurtësi. Simptomat e artritit varen nga lloji, por mund të përfshijnë:

– dhimbje, ndjeshmëri dhe ngurtësi të kyçeve,

– inflamacion në dhe rreth kyçeve,

– lëvizja e kufizuar e kyçeve,

– lëkura e kuqe e ngrohtë mbi kyçin e prekur,

– dobësi dhe rraskapitje e muskujve.