08:06 / E Premte, 31 Korrik 2020 / indeksADMonline

Frymëzimi i Rihannës për të krijuar produkte për fytyrën

Arsyeja pse Rihanna po vonohet për albumin e radhës? Linja e kremrave për fytyrën!  “Fenty Skin” përmes produkteve më të nevojshme për lëkurën, mendohet t’i vijë në ndihmë të gjitha vajzave me lloje dhe problematika të ndryshme të lëkurës.

Pse ky frymëzim për të krijuar produkte për fytyrën? E pyetur rreth kësaj, Rihanna pranoi se gjithmonë ka patur probleme dhe pasigurira në lidhje me lëkurën e saj. Ajo u shpreh se s’është ndjerë kurrë 100% mirë me fytyrën, prandaj para se të krijonte linjën e re u fokusua tek problemet më të shpeshta me të cilat është ndeshur.

Hiperpigmentimi, ndjeshmëria, tharja, poret e hapura ishin çfarë ylli i pop-it kishte para syve kur krijoi Fenty Skin. Nëse fakti që edhe Rihanna ka patur probleme me lëkurën nuk ju emocionoi mjaftueshëm, ndoshta duhet të mësoni se që nga nesër mund t’i bëni tuajat të gjithë linjën e re!