08:47 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / C E

Fshati i Gjakovës që ia kanë lakmi edhe qytetet, edhe këtë vit zbukurohet si në përralla

Fshati Pjetërshan  i Gjakovës ka magjepsur edhe sivjet me zbukurimin për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Edhe këtë herë shumë të rinj të këtij fshati të Gjakovës, por edhe fshatrave përreth kanë punuar, që Pjetërshani të duket përrallor, së paku për festat e fundvitit.

Shumë vizitorë e vizitojnë këtë fshat për festat e fundvitit, për t’i parë nga afër bukuritë dhe zbukurimet e këtij fshati.