14:25 / E Premte, 06 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fshati rus pushtohet nga arinjtë polarë

Një fshat rus është nën rrethim nga të paktën 56 arinj polarë që janë mbledhur në periferi të zonës së largët.

Imazhet dhe pamjet e mrekullueshme tregojnë se si Ryrkaypiy tashti është në bllokim për shkak të pushtimit shqetësues të grabitçarëve.

Të gjitha ngjarjet publike janë anuluar dhe fëmijëve u është dhënë mbrojtje shtesë kur udhëtojnë për në kopsht dhe shkollë.

Patrullat speciale kundrejt ariut po përpiqen të ndalojnë arinjtë “e uritur” që hyjnë në zona banimi.

Deri tani pushtimi është në periferi të fshatit, i cili ka një popullsi prej 766 banorëve në rajonin më lindor të Rusisë, Chuktoka, ku bishat po shqyejnë kufoma e kafshë të ndryshme në Kepin Kozhevnkov, sipas raportimeve.

Ambientalistët dhe banorët thanë se akulli i dobët i Arktikut ka bërë që arinjtë të mos jenë në gjendje të bredhin, me degën ruse të Fondit Botëror të Kafshëve, duke thënë se ndryshimi i klimës ishte faji, pasi temperaturat jashtëzakonisht të ngrohta penguan formimin e akullit bregdetar.