“Fshesa” e FC Prishtinës prek edhe portierët, vjen largimi i dytë
Prishtina ka nisur një revolucion në skuadër para fillimit të sezonit të ri.
Shumë futbollistë janë larguar gjatë këtyre javeve të fundit, derisa ”fshesa” ka prekur edhe portierët, shkruan IndeksOnline.
Pas largimit të Ardit Nikas, skuadra e Prishtinës ka njoftuar edhe largimin e portierit, Agron Kolaj.
Gjatë tre vjetëve e gjysmë me fanellën bardhekaltër, Kolaj regjistroi 45 paraqitje zyrtare, ndërsa ishte pjesë e skuadrës që fitoi tri trofe: dy herë Kupën e Kosovës dhe një herë Superkupën e Kosovës.
Ndërkohë Prishtina gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se ka transferuar portierin e talentuar, Eurolind Avdimetaj./IndeksOnline/

