75 Mall Live Search
11:07 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

Liverpuli prezanton blerjen multimilionëshe

Liverpuli ka prezantuar blerjen multimilionëshe.

Bëhet fjalë për talentin francez, Jeremy Jacquet, i cili u transfera nga skuadra e Rennes, shkruan IndeksOnline.

Liverpuli kishte arritur marrëveshje me mbrojtësin 20-vjeçar disa muaj më parë, derisa ky transferim do t’i kushtojë rreth 70 milionë euro.

“Ndihem shumë mirë, përshtypjet e para janë të mira dhe jam shumë i lumtur që filloj këtu.

Jam shumë i lumtur. Kur shoh mjediset, mund ta shoh veten atje. Ndihem mirë këtu dhe jam shumë i emocionuar që do të filloj.

Për mua është një ëndërr e madhe, është një klub i madh. Një klub si Liverpooli, është një ëndërr e madhe për mua”, ishin fjalët e para të Jeremy Jacquet-it si lojtar i Liverpulit./IndeksOnline/