13:53 / E Enjte, 01 Qershor 2023 / B O

Fshesa te Drita, largohet golashënuesi më i mirë i skuadrës

Drita sapo ka njoftuar largimin e radhës. Fshesa e ka kapur edhe golashënuesin më të mirë të skuadrës, Marko Simonovski.

“Marko Simonovski dhe klubi ynë kanë mbyllur bashkëpunimin pas përfundimit të kontratës mes dy palëve.
Simonovski erdhi te ne në sezonin 2021/22 dhe gjatë periudhës dy vjeqare arriti 70 paraqitje në të gjitha kompeticionet duke shënuar 32 gola dhe 6 asiste.
Klubi jonë e falënderon MARKON për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës” thuhet në njoftimin e Dritës./Indeksonline/