75 Mall Live Search
09:42 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / mp

FSK-ja zhvendos një mjet të dyshimtë në Prizren

Një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer në një fushë në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e deminimit të FSK-së, të cilët e kanë bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.

Ndërkaq, policia e ka cilësuar rastin si “gjetje e mjetit të pashpërthyer”.