20:08 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

FSK-së i shtohen snajperistë profesionalë të specializuar në Jordani

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës do t’ i shtohen një numër i snajperistëve profesionistë të cilët janë duke ndjekur trajnim special në Jordani.

Ministri Mehaj përmes një status në Facebook ka thënë se trajnimi i snajperistëve të FSK-së po bëhet me Forcat e Operacioneve Speciale jordane.

 “Shtohen operatorët snajperistë profesionist në radhët tona. Komandot tona nga Njësia e Operacioneve Speciale janë duke ndjekur trajnimin specialistik për operim me snajper në Jordani me kolegët e Forcat e Operacioneve Speciale të vendit nikoqir”, ka shkruar Mehaj.

Ai po ashtu ka shprehur mirënjohje për shtetin jordanez për mundësinë që i ka dhënë komandove të FSK-së.

“Mirënjohje për mundësinë e ofruar partnerëve jordanez dhe suksese të mëtejme komandove tona! Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!”, ka shkruar mes tjerash ministri Mehaj.