22:00 / E Hënë, 27 Nëntor 2017 / indeksADMonline

FSK shënoi “Ditën e Forcës”, kaq bukur dukeshin djemtë e vajzat tona (Foto)

Sot, për nderë të “Ditës së Forcës”, Forca e Sigurisë së Kosovës ka organizuar “Ditën e Hapur”.

Qytetarët kanë pasur mundësinë që nga afër të shohin pajisjet, ambientet dhe aktivitete të ndryshme të cilat dëshmojnë kapacitetin e FSK-së.
Kujtojmë se FSK është themeluar më 21 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së TMK-së.

FSK pritet që të transformohet në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK), por kjo gjë mund të realizohet vetëm në bazë të ndryshimeve kushtetuese. Kjo meqë kundër themelimit të Ushtrisë së Kosovës ka dalë Lista Serbe, deputetë të së cilës vazhdojnë të ndikohen nga qëndrimet e Serbisë ndaj Kosovës, shkruan Indeksonline.

Deputetët serbë për ta votuar Ushtrinë, kusht e kanë vënë formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Por, kundër kësaj ka dalë opozita kosovare, si dhe disa deputetë të pozitës.

Kështu, çështja e transformimit të FSK-së në FAK po zvarritet. Duhet theksuar se për këtë gjë janë deklaruar edhe SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilët kanë përkrahur qëndrimin se Ushtria duhet bërë me ndryshime kushtetuese, shkruan Indeksonline.

Më poshtë iu përcjellim pamje të FSK-së nga dita e sotme: