75 Mall Live Search
13:52 / E Hënë, 07 Korrik 2025 / S Z

FSSH-ja me vonesa e parregullsi në trajtimin e rasteve për mjekim jashtë institucioneve publike

Zyra Kombëtare e Auditimit ka nxjerr në pah një sërë shkeljesh dhe vonesash në trajtimin e lëndëve për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH).

Auditori ka konstatuar se në 17 raste me vlerë totale prej 445,649 eurosh, lëndët e kompletuara me faturë nuk ishin shqyrtuar nga bordi për TMJISHP-në, siç parashihet me procedurat në fuqi.

 Një nga këto raste daton që nga viti 2021, ndërsa të tjerat nga muaji shkurt 2024.

Gjithashtu, është evidentuar një mbivlerësim i obligimeve të papaguara për 28,800 euro, për shkak të regjistrimit të një lënde dy herë.

“Kemi vërejtur se në 17 raste në vlerë të përbashkët 445,649C, lëndët e kompletuara me faturė, nuk ishin shqyrtuar nga bordi pēr trajtim mjekēsor jashtë institucioneve shendetësore publike siç kērkohet me procedurë. Një nga këto raste eshtē e kompletuar që nga viti 2021, kurse lëndët e tjera ishin kompletuar me fatura që nga muaji shkurt 2024”, thuhet në raportin e auditorit.

Pēr më shumë, obligimet e papaguara ishin mbivlerësuar pēr 28,800€, pasi që një lëndë ishte prezantuar dy herë në regjistrin e obligimeve tē papaguara.

Auditori thekson se kjo situatë mund të ndikojë që institucionet shëndetësore jopublike të hezitojnë të ofrojnë shërbime vetëm mbi bazën e fletëzotimeve, si edhe mund ta ekspozojë FSSH-në ndaj padive dhe shpenzimeve shtesë gjyqësore.

Në një tjetër gjetje që Auditori… ka evidentuar është se FSSH-ja në 20 raste ka lëshuar fletëzotime, duke u bazuar vetëm në një pro-faturë, ndonëse udhëzimet administrative kërkojnë dy ose tre pro-fatura nga institucione të ndryshme, në varësi të periudhës.

Konkretisht, katër raste me vlerë 193,000 euro i përkasin periudhës pas shtatorit 2023, ndërsa 16 raste me vlerë 152,280 euro datojnë para kësaj periudhe.

Mungesa e kontrolleve të brendshme efektive dhe kufizimet kohore për rastet urgjente janë përmendur si shkaqe kryesore të këtyre devijimeve./Indeksonline/