Ftesa e dasmës së Bezos dhe Lauren u publikua: “Ju lutem, pa dhurata”

Ftesa e dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez është publikuar.
ABC News ka siguruar një pjesë të ftesës së dasmës së Bezos dhe Sánchez, e cila iu dërgua të ftuarve në maj, transmeton Indeksonline.
Ftesa përmban ilustrime të zogjve, pendëve dhe fluturave.
Edhe pse sfondi i ftesës është tërësisht i bardhë, dekorimet e saj kanë detaje rozë dhe të kaltër
Çifti u kërkoi të ftuarve të mos u sillnin dhurata.
“Jemi të emocionuar që ju bashkoheni me ne. Kemi një kërkesë, ju lutem, mos sjellni dhurata”.
“Në vend të kësaj, po japim mirënjohje që udhëtuat për të festuar me ne në Venecia”, thuhet në ftesë./Indeksonline/
