08:59 / E Hënë, 29 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Ftohen edhe më shumë raportet mes Messit e Neymarit me PSG-në, nuk shkojnë as në festimet e titullit

Lionel Messi rrezikoi që raportet mes tij dhe PSG-së të ftohen edhe mëshumë. Ai shpërfilli festimet e titullit të tyre për një koncert të Coldplay në Barcelonë.

Tifozët e Barcelonës kënduan për legjendën e tyre kur e panë atë me gruan Antonela dhe Cesc Fabregas në koncertin e rockerëve britanikë.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë do të largohet nga kampionët e Ligue 1 këtë verë, me një rikthim në Nou Camp të paralajmëruar fuqishëm, shkruan IndeksOnline.

Messi zgjedhi koncertin në vend që të gëzohet me klubin.

Poashtu edhe Neymar thuhet se vendosi të shpërfillte lumturinë franceze të klubit të tij.

Gazeta gjermane BILD thotë se Neymar është parë duke festuar dhe duke luajtur poker në stacionin e energjisë Red Bull në Monako deri vonë të shtunën në mbrëmje.

Por është udhëtimi i Messit në Barcelonë që ngjalli shumë spekulime.

Ai u sanksionua nga PSG këtë muaj pasi humbi stërvitjen për të udhëtuar në Arabinë Saudite pa leje.

Messi u fotografua në koncert duke bërë shaka me ish-mesfushorin e Arsenalit dhe Chelseat, Fabregas, me të cilin luajti te Barça për tre vjet. Coldplay ishte grupi i parë që mbushi Estadi Olimpic Lluis Companys në Barcelonë për katër net. /indeksOnline/