11:15 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

5 kombinime që mezi do të prisni t’i provoni

Fundet dhe kambalet  do të jenë një nga tendencat më të përhapura të pranverës dhe janë dekretuar si një nga kombinimet më të mira të tendencave të vitit 2020.

Kuriozë të zbuloni më shumë detaje nga këto kombinime emblemë të feminitetit dhe delikatesës, por edhe stilit punk e karakterit të fortë? Hidhuni një sy këtyre kombinimeve.

1. Një nga kombinimet më natyrale është kombimi i fundit xhins, i cili është shumë praktik dhe qëndron mirë me kambalet. Zgjidhini të bardha me lidhëse të zeza dhe një xhaketë të kaltër me xhepa të mëdhenj stil këmishe. Në dorë mbani një çantë në nuancë jeshile pylli me printe krokodili dhe look-u juaj është gati.

2. Një super kombinim do të ishte edhe ai i kambaleve të zeza me një fund me printe leopardi. Për një stil punk, shtoni një golf ngjyrë ruzh dhe një kapelë stil mashkullor me strehë të madhe.

3. Fund me pala dhe kambale: një kombinim që qëllon në shenjë! Kompletojeni pamjen me një bluzë me gjysmë-mëngë me vija horizontale ose vertikale. Në fund vishni një xhaketë të zezë lëkure me dizajn të thjeshtë.

4. Fundi tubino dhe kambalet për një kombinim ‘total black’. Këtë kombinim e plotëson këmisha e zezë dhe sipër, një pardesy bardhë e zi do të ishte perfekte.

5. Fundi tyl, kambalet bordeaux dhe pulovra për një pamje prej princeshe ‘rock-u’. Vishni një fund tyli rozë pudër romantike dhe femëror, një pulovër gri dhe një çantë me sfumaturat e fundit.