19:56 / E Diele, 15 Tetor 2023 / C E

Fund i çmendur në St. Gallen, Zvicra merr një pikë të vështirë

Zvicra ka barazuar kundër Bjellorusisë me rezultat 3-3 në ndeshjen e xhiros së tetë të kualifikimeve për Euro 2024.

Helvetikët kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Xherdan Shaqiri në minutën e 28-të.

Më pas Bjellorusët u zgjuan duke shënuar tre gola, Ebong (61’), Polyakov (69’) dhe Antilevski (84’).

Zvicra u rikthye në lojë në fund, duke shënuar dy gola, Akanji (89’) dhe Amdouni (90’).

Zvicra mbetet në krye të tabelës me 15 pikë, dy më shumë se Rumania. /IndeksOnline/