18:21 / E Diele, 04 Shkurt 2024 / G T

Fundi i pjesës së parë, Liverpooli barazon rezultatin ndaj Arsenalit

Skuadra e Liverpoolit ka shënuar golin e barazimit ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në Premier League.

Golin për 1:1 e shënoi mbrojtësi brazilian, Gabriel (autogol) në minutën e 45+3’të, shkruan Indeksonline

Kujtojmë që “Topçinjtë” kaluan në epërsi në minutën e 14’të me anë të Bukayo Saka.

Pjesa e parë tashmë është mbyllur me rezultatin e barabartë 1:1, në një ndeshje tejet interesante./Indeksonline/