17:29 / E Hënë, 30 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fundi i Ronaldos në Juventus, në vitin 2020 ?

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo pritet që të largohet nga klubi italian në vitin 2020, ka shkruar DiarioGol.

Portugezi ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022. Mirëpo sipas raportimeve të fundit Ronaldo po e dëshiron largimin nga ‘Zonja e Vjetër’, kurse tri klube janë të interesuara për të, përcjell IndeksOnline.

Në skuadër duan që ta kenë Manchester United, Paris Saint-Germain dhe klubi portugez Sporting Lisbon.

Ronaldo iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2018 nga Real Madridi për 117 milionë euro, që nga atëherë 34 vjeçari ka përfaqësuar Juventusin në 64 ndeshje, ku ka arritur të shënojë 40 gola dhe ka bërë 12 asistime./Indeksonline/.