75 Mall Live Search
07:49 / E Shtunë, 08 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Fundjava me reshje shiu dhe bore

Në ditët e fundjavës vendi ynë do të përshkohet me kalimin e një vorbulle ciklonike nga Atlantiku, që do të sjellë kushte për të reshura shiu, e me shtrirjen e masave të ftohta ajrore nga veriu, do të përzien edhe me reshje bore.

Në fillim të javës sërish pritet të depërtojë një vorbull ciklonike, që do të favorizojë mot me shi dhe borë, e vende-vende me shi të akullt. Nga dita e martë do të shtrihen masa më të ftohta arktike, që do të zbresin edhe temperaturat maksimale afër 0C, derisa priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Me dinamizimin e motit në fundjavë dhe me qarkullim të mjaftueshëm ajror, nga dita e diele pritet edhe përmirësim i cilësisë së ajrit dhe rënie e indeksit të kualitetit të ajrit në vlera normale.

8.12 – Mot kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të përzien edhe me reshje bore. Në vise malore priten vetëm reshje bore.

9.12 – Në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës kryesisht me diell. Vonë në mbrëmje sërish priten reshje shiu.

10.12 – Herët në mëngjes reshjet e shiut do të përzien me borë, vende-vende edhe me shi të akullt. Gjatë ditës kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë.

11.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht me vranësira, e kohë pas kohe me mundësi për reshje lokale bore.

12.12 – Mot i ftohtë, pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat e ajrit, në mëngjes do të luhaten nga -6C deri në +1C, ndërsa ato maksimale gradualisht do të zbresin nga 8C deri në 2C, në fillim të javës së ardhshme.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare, nga jugu dhe veriu 2-6m/s, e në fillim të javës së ardhshme nga veriperëndimi 2-6m/s. Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje.

Temat: