Fundosja e anijes ruse Moskva, avioni amerikan e ndihmoi Ukrainën për ta kryer aksionin!
Pak ditë pas fundosjes së anijes legjendare ruse Moskva, dalin detaje të reja për sulmin ndaj saj.
Fillimisht Rusia thoshte se moti e ka fundosur anijen, ndërsa më pas Kremlini zyrtar e pranoi se anija u mbyt sepse ishte goditur më parë nga dy raketa “Neptun” nga Ukraina.
Sipas një raporti nga Times, një aeroplan vëzhgimi i Marinës së SHBA luajti një rol kyç në sulm, shkruan Indeksonline.
P-8 Poseidon ishte nisur nga Siçilia me transmetuesit gjurmues të fikur dhe kishte zënë pozicion në bregun rumun të Detit të Zi.
Nga atje, anija thuhet se ka gjurmuar “Moskva” në një distancë prej rreth 160 kilometrash dhe i ka komunikuar ushtrisë ukrainase të dhënat e vendndodhjes së anijes së Flotës së Detit të Zi./Indeksonline/