Funksionon protesta e tifozëve, Bundesliga gjermane anulon kërkimin e investitorëve të huaj

Protestat e vazhdueshme të tifozë në ndeshjet e futbollit në Gjermani kanë arritur të kenë sukses.
Liga Gjermane e Futbollit, të mërkuren ka njoftuar se anuluar procesin për gjetjen e një investitori të huaj për të drejtat e transmetimit, shkruan IndeksOnline.
Në dhjetor, klubet e futbollit të nivelit të parë dhe të dytë të Gjermanisë votuan në favor të lejimit të një investitori financiar të marrë një pjesë në krahun mediatik të DFL në një marrëveshje me vlerë midis 900 milion dhe një miliard euro.
Por kjo shkaktoi një valë protestash disamujore nga tifozët që kundërshtonin masën që ata e panë si komercializim të mëtejshëm të futbollit në vend.
Tifozët ndërprenë shumë ndeshje të Bundesligës 1 dhe 2, duke hedhur në fushë topat e tenisit, paratë me çokollatë dhe madje edhe makina me telekomandë./IndeksOnline/