18:46 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Furçat e make up-it, mësoni t’i dezinfektoni siç duhet pa i dëmtuar

Nuk do të lodhemi kurrë së thëni: pastrimi i duhur i furçave të makeup-it është një hap i rëndësishëm për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës sonë. Tek to mund të akumulohen mbetje make up-i, baktere e mikrobe që mund të shkaktojnë skuqje, bezdisje, puçrra dhe infeksione. Ndoshta nuk e keni ditur sa e lehtë është t’i pastroni furçat e tualetit në shëpi, shpejt e shpejt dhe në katër hapa.

Për të pastruar siç duhet furçat e make up-it ju duhen:

-Ujë i vakët

-Sapun pa aromë

-Vaj kokosi

-Një tas

Si duhet vepruar për t’i pastruar ato sic duhet:

1. Hidhni në tas disa pika sapun të lëngshëm pa aromë dhe dy lugë kafeje vaj kokosi.

2. Zhysni aty furçat dhe krijoni një miks me ujin, sapunin e vajin e kokosit.

3. Shpëlajini më pas me ujë të rrjedhshëm duke i kaluar fijet mes gishave në mënyrë që të siguroheni se i keni larguar të gjitha mbetjet.

4. Lërini të thahen mirë në temperaturën e ajrit (mos përdorni tharëse)