Furgoni aksidenton 64-vjeçarin që po udhëtonte me biçikletë
Një 64-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë u aksidentua mbrëmjen e djeshme nga një furgon.
Policia sqaron se “ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:10, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vëndin e quajtur “Gorre” ku 26-vjeçari Donaldi Karreçi duke drejtuar mjetin tip furgon, me targa AA 887 OA, ka aksidentuar shtetasin që lëvizte me biçikletë, P.P 64 vjeç, banues në fshatin Lumth, Lushnje”.
Si pasojë e aksidentit shtetasi P.P ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Traumës Tiranë, ndërsa 26-vjeçari u arrestua nga forcat e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit Rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.