09:35 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / A K

Furgoni i ri nga Renault fiton çmimin ndërkombëtar ‘Furgoni i Vitit’ 2022

Gjatë panairit Solutrans në Lyon, Jarlath Sweeney, kryetar i jurisë IVOTY, i dhuroi kompanisë Renault, çmimin “Furgon i Vitit’ 2022 për furgonin e ri Kangoo.

Juria e përbërë nga 24 gazetarë kryesorë të specializuar në automjetet komerciale, industriale dhe të transportit, vendosi furgonin e fundit të Renault përballë 14 automjeteve të lehta komerciale nga 11 marka të ndryshme që ishin nxjerrë në treg muajt e fundit.

Për jurinë IVOTY, kriteri kryesor për çmimin Ndërkombëtar të furgonit të vitit është kontributi i automjeteve në efikasitetin, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe standardet mjedisore të sektorit të automjeteve të lehta komerciale.

Kjo është hera e katërt që një automjet Renault komercial ka fituar çmimin IVOTY: Master (1998), Trafic (2002), dhe Kangoo ZE (2012).

Furgoni i ri Kangoo, furgon inovativ 

Furgoni Kangoo krejt i ri, synon kryesisht flotat e korporatave, tregtarët dhe pronarët e bizneseve me kërkesa të larta në kërkim të një automjeti të personalizuar që krenohet me teknologjinë dhe inovacionin më të fundit për t’iu përshtatur nevojave të biznesit të tyre.

Ky forgon ka një brendësi moderne, e rafinuar dhe ergonomike me rehati të përmirësuar termike dhe akustike, 60 litra hapësirë ​​ruajtëse dhe ndenjëse opsionale për deri në tre të rritur në kabinë.

Ky konfigurim do të thotë se kabina mund të shndërrohet në një zyrë të lëvizshme duke palosur mbështetësen qendrore.

Ky furgon vjen me një gamë të ndryshme motorësh si me naftë ashtu edhe me benzinë.

Një model elektrik i furgonit Kangoo krejt i ri do të jetë i disponueshëm në pranverën e 2022, me një version të gjatë që do të vijë më vonë.