20:35 / E Mërkurë, 17 Tetor 2018 / indeksADMonline

Furra e qereçit ndot me të madhe ambientin në fshatrat e Malishevës  

Ndotja e ajrit në Kosovë cilësohet të jetë mjaft e madhe.

Shkaktarët e saj janë nga të shumtë dhe janë edhe vet qytetarët që po kontribuojnë në ndotjen e saj, përmes veprimeve të ndryshme.

Shqetësuese është edhe ndotja e ajrit në disa fshatra të komunës së Malishevës, për shkak të një furre të qereçit që gjendet atje.

Banorët thonë se kjo furrë gjendet në fshatin Ngucat, e që afër ka edhe fshatrat Lladroviq dhe  Javor, banorët e të cilave po preken çdo ditë nga dëmet e shkaktuara nga kjo flakë, shkruan Indeksonline.

Sipas tyre, në këtë furrë flaka po bëhet nga gomat e të cilat po shkaktojnë dëm të madh./Indeksonline/