16:00 / E Diele, 04 Shtator 2022 / Gj. Sh

Fury konfirmon rikthimin por nuk do të ndeshet me Usyk

Boksieri i peshave të Tayson Fury e ka konfirmuar se është rikthyer nga ”pensionimi” të cilin e kishte paralajmëruar muaj më parë.

Rikthimi i tij në ring vie pasi Olexander Usyk pas fitores ndaj Anthony Joshuas, kërkoi një duel me ”The Gypsy King”, transmeton IndeksOnline.

Pas kërkeses së ukrainasit, Fury gjithashtu shprehu deshirën për një përballje me të, duke e paralajmëruar edhe rikthimin e tij në ring.

Por britaniku së fundi ka njoftuar se Usyk nuk do të jetë kundërshtari i tij i ardhshëm, ndërsa emrin e kundërshtarit do ta bë publik javën tjetër.

“Unë kam pritur për oferta, por Usyk papritur tha se nuk donte të duelonte, ai dëshiron duelin vitin tjetër, jo këtë vit”.

“Kështu, unë nuk do të pres për askënd, unë do të njoftoj duelin për javën tjetër”, ka deklaruar Fury./IndeksOnline/