17:55 / E Mërkurë, 20 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Fushat e tenisit në Gërmi në gjendje të tmerrshme

Tashme nuk janë bërë të rralla pamjet ku mund të shohim dëmtimet e pajisjeve nëpër parqet e vendit e sidomos në kryeqytet.

Nuk ka shumë vite që kur Komuna e Prishtinës ka vendosur fushat e tenisit në Gërmi, mirëpo pamja e këtyre fushave lë shumë për të dëshiruar, shkruan Indeksonline.

Njëjte edhe në këtë të fundit ku përveç që mirëmbajtja nuk është në nivel të duhur, rrejtët e tenisit janë pothuajse krejt të dëmtuara, e krejt kjo nga dora e njeriut.

Indeksonline ju sjellë disa fotografi kyu mund ti shihni në çfarë gjendje është kjo fushë sot./Indeksonline/