09:27 / E Hënë, 22 Korrik 2019 / indeksADMonline

Fushat me bari artificial afër fundit, po dëmtojnë shëndetin

Gjermania konsiderohet si shteti me futbollin më të zhvilluar në Botë duke përfshirë infrastrukturë moderne sportive dhe shumë liga e klube.

Skuadrat gjermane edhe të niveleve më të ulëta dhe amatore kanë stadiume shumë të bukura dhe moderne.

Por Federata Gjermane e Futbollit po konsideron ndalimin e fushave me bari artificial, shkruan Indeksonline.

Sipas një studimi është konsideruar e rrezikshme për shëndetin e futbollistëve dhe mjedisin.

Skuadrat amatore do të preken më së shumti nga ky ndryshim por federata do t’i ndihmoj ata të ndryshojnë fushën.

Më e vështirë se transformimi i fushës është mirëmbajtja, pasi fushat natyrale kërkojnë më shumë kosto për mirëmbajtje. /IndeksOnline/