17:32 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Fushata e Serbisë arrin deri në Itali, vendosen posterë me mbishkrime kundër Kosovës

Serbia po vazhdon me fushatën kundër Kosovës, duke u munduar që në çdo çast dhe formë, ta paraqes atë si pjesë të vetën.

Propaganda e serbëve ka arritur deri në Trieste të Italisë, ku janë parë disa posterë me mbishkrime interesante, transmeton Indeksonline.

Në disa shtylla, serbët kanë vendosur posterët me mbishkrime në gjuhën angleze, e që do të thonë “Kosova është Serbi” dhe “UEFA e mbështet terrorizmin”.

Kjo nuk është hera e parë që serbët përpiqen që në sy të të tjerëve të paraqesin Kosovën sa më keq. /Indeksonline/