22:17 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / Blerim

Fushë Kosova e ndotur, kompania e pastrimit “harron” të grumbulloj mbeturinat

Hedhja e mbeturinave në hapësira publike nga qytetarët vazhdon të mbetet një ndër dukuritë e vjetra dhe më negative në Kosovë.

Kështu po ndodhë edhe në komunën e Fushë Kosovës, ku mund të vërehen mbeturinat, shkruan Indeksonline.

Përveç problemit se qytetarët e padisiplinuar i hedhin ato vend e pa vend, ekziston edhe problemi i mungesës së shportave nëpër rrugë, ku një lexues i Indeksonline ka dërguar fotografi nga një pjesë e qytetit të Fushë Kosovës./Indeksonline