08:25 / E Martë, 24 Korrik 2018 / indeksADMonline

Fushë Kosova si deponi e mbeturinave, pamje shëmtuese (Foto)

Bërlloku i shumtë në magjistralen Prishtinë-Fushë Kosovë ua ka tërhequr syrin qytetarëve që kalojnë nga ajo zonë.

Në pamjet që i janë dërguar redaksisë së Indeksonline shihet një “deponi” e mbeturinave, që sipas lexuesve ka muaj që qëndrojnë aty.

Banorët janë ankuar se për këtë çështje nuk po kujdesen institucionet përgjegjëse dhe se bërlloku i ka krijuar imazh të shëmtuar këtij vendi./Indeksonline/