20:13 / E Shtunë, 19 Qershor 2021 / OSH

Fushë Kosovë: Hyn në të kuqen dhe bën gjysëm rreth aty ku s’lejohet!

Në komunën e Fushë Kosovës, saktësisht në Bresje, një shofer ka thyer dy rregulla të komunikacionit sot, shkruan IndeksOnline.

Një lexues ka dërguar pamje ku shihet duke mos respektuar semaforin dhe duke bërë gjysëm rreth në vendin e ndalur.

Ndonëse shenjën e ndalimit e kishte para vetës, kjo s’e pengoi “01”-shin të thej rregullin.

Po ashtu, i njëjti hyn në të kuqen në semafor./IndeksOnline/