10:24 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Fushë-Kosovë: Ia marrin paratë nga xhirollogaria përmes rrjeteve sociale, raporton në polici

Një qytetar ka raportuar në polici se nga xhirollogaria e tij bankare i mungojnë disa mjete, të cilat sipas ankuesit ishin tërhequr përmes rrjetit social, transmeton IndeksOnline.

Në lidhje me rastin është njoftuar njësia e krimeve kibernetike dhe prokurori. Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar./IndeksOnline