10:26 / E Enjte, 22 Tetor 2020 / OSH

Fushë-Kosovë: Në pikë të ditës ia grabisin zinxhirin e arit nga qafa, vlera 500 euro

Një grabitje e rëndë ka ndodhur në pikë të ditës në Komunën e Fushë- Kosovës.

Policia njofton se një grua ka raportuar se një person ia ka grabitur me forcë nga qafa zinxhirin e arit.

Sipas njoftimit të PK-së, zinxhiri ishte në vlerë 500 euro, shkruan IndeksOnline.

“Rr. “Hajrullah Zymi”, Fushë-Kosovë 21.10.2020 – 13:40. Viktima f/k ka raportuar se një i dyshuar i panjohur, me forcë nga qafa ia ka marrë zinxhirin e arit, me vlerë rreth 500 euro. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/