16:58 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Fustanella ka qenë uniformë zyrtare e Gardës Mbretërore

FUSTANELLA / nga Nora Halili

Fustanella është një veshje tradicionale dhe luftarake për meshkuj, e mbajtur nga shqiptarët, më vonë edhe nga grekët dhe kombe të tjera të Ballkanit. Nga koha Ilire kanë dalë në dritë zbulime që identifikohen me fustanellën, të cilat janë gjetur në Slloveni, Korçë dhe Durrës. Në Shqipëri, fustanella ka qenë uniformë zyrtare e Gardës mbretërore, sot vazhdon të përdoret nga grupet polifonike.

Në Iliri, veshtje të natyrës së fustanellës janë prezente që në shekullin V p.e.s. Në Maribor të Sllovenisë është zbuluar një skulpturë ilire me veshjen e fustanelles.

Një dokument i vitit 1335 e liston fustanellën ndër objektet që iu konfiskuan një marinari në portin e lumit Drin në Liqenin e Shkodrës. Zakonisht fustanella vishej nga shtresa e pasur të cilët gjithashtu mbanin në sup edhe një jatagan dhe një palë pisqolla argjendi në brez, keto për dekoracioni.

Fustanella nihet si veshje kombëtare e përdorur vetëm në jug të Shqipërisë, por në disa gravura te fillim shek XIX, si dhe në fotografi të Fototekës ” Marubi ” fustanella gjen një shtrirje të admirueshme si veshje edhe në veri të territoreve shqiptare duke marrë kështu atributet e një veshje kombëtare gjithë shqiptare.

Përdorimi ne masë të gjerë i fustanellës nga shqiptarët ne shek XIX, si dhe përdorimi i saj si imazhi i identitetit kombëtar, e bën Edward Lear nëpërmjet punës së tij artistiko–dokumentuese. Në peizazhet e tij, në vende të ndryshme të Shqipërisë, dallohen personazhet me fustanellë. Fustanella ka tërhequr vëmendjen e artistëve dhe studiusve të ndryshëm, si: Filip Delpinos, Bajroni, Dyma, Jean Leon Gerome, Victor Bernard.