Fustani i dasmës së Lauren Sanchez-it zhduket pas ceremonisë në Venecie

Pas një dasme madhështore triditore në Venecie, Lauren Sanchez, e fejuara e themeluesit të Amazon-it Jeff Bezos, është përballur me një incident të pazakontë: një prej fustaneve të saj të martesës është zhdukur dhe dyshohet se është vjedhur.
Sipas raportimeve të gazetës italiane “Corriere della Sera”, fustani i humbur nuk është identifikuar ende dhe dyshimet bien mbi një grua të panjohur që ka arritur të hynte në ambientet e dasmës, duke shmangur rojat e sigurisë. Gruaja, e veshur me elegancë dhe pa ftesë, është larguar nga vendi i ngjarjes pa u identifikuar, dhe besohet se mund të ketë marrë fustanin.
Incidenti nuk ishte i vetmi që tronditi ceremoninë, pasi një tjetër fustan i Lauren Sanchez-it, një krijim i Dolce & Gabbana, raportohet se ka marrë flakë gjatë festimeve. Megjithatë, fustani që ajo veshte në momentin e betimeve me Jeff Bezos ishte i paprekur.
Lauren Sanchez, 55 vjeçe, kishte përzgjedhur gjithsej 27 fustane për ditën e saj të veçantë dhe gjatë ceremonisë u shfaq me një fustan të bardhë të bukur nga Dolce & Gabbana, të cilin e publikoi edhe në Instagram pranë Bezosit./Indeksonline/