07:36 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Fustani më i çuditshëm i nusërisë, vishet nga e njohura Gigi

Çifti i famshëm Gigi Hadid dhe Zayn Malik kanë shumë adhurues, të cilët e shprehin vazhdimisht dëshirën e madhe që kanë për ta parë çiftin në altar dhe Gigi-n të veshur nuse.

Ndërkohë që për t`i parë ata në altar, fansat duhet të presin edhe disa kohë, por Gigi-n nuse patën mundësi ta shihnin në sfilatën e Moschino-s.

Modelja 23-vjeçare, mbylli sfilatën e Moschino-s, Pranverë-Verë 2019, me një fustan nusërie shumë të çuditshëm.

Fustani ishte i shkurtër dhe i mbledhur nga poshtë, me një vello të madhe sipër kokës dhe shumë të gjatë që mbahej nga disa modele të veshura me të zeza.

Ndërsa ecte në pasarelë supermodelja mbante një tufë me lule në dorë ndërsa velloja e saj e gjatë mbante dekorime me flutura që e bënin të dukej si një princeshë.

Një video tjetër po qarkullon në internet, ku modelja është në prapaskenë dhe bërtet: “Burri im nuk erdhi, çfarë po ndodh?”

Me siguri Gigi e ka bërë me humor këtë video dhe fansat e kanë shpërndarë duke etiketuar Zayn-in dhe duke i kërkuar me shaka t’i japë zgjidhje kësaj gjëje.

Ata të dy kanë qenë në qendër të medieve. Pas ribashkimit çifti i njohur është më i bashkuar dhe më i dashuriar se asnjëherë më parë.