19:45 / E Martë, 01 Dhjetor 2020 / A.S

Futbolli evropian ia sheh sherrin Brexit-it

Premier Liga Angleze ka njoftuar se në momentin që Britania e Madhe largohet nga Bashkimi Evropian, klubet nuk mund të transferojnë fëmijë pa mbushur 18 vjet.

Për klubet evropiane kjo pritet të sjellë humbje të mëdha, por në Angli e shohin si mundësi të mirë për fëmijët britanikë që të zhvillohen më tepër në futboll.

E gjithë kjo ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, duke pasur parasysh numrin e madh të fëmijëve që transferohen në Britani gjatë një viti.

Poashtu, ekipet deri në grupmoshën U21 do të kenë mundësi të bëjnë vetëm 3 transferime në afatin kalimtar të Janarit.

/Indeksonline/