08:35 / E Mërkurë, 24 Qershor 2020 / indeksADMonline

Futbolli i mërzitur, Messi po plaket – ja sa vjet i ka mbushur sot

Kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës, Lionel Messi sot feston ditëlindjen e 33-të.

Messi është në perëndim të karrierës së tij dhe ende po vazhdon të dhuroj spektakël, transmeton Indeksonline.

Përgjatë karrierës së tij, argjentinasi ka dhuruar emocione të shumta dhe momente të paharruara.

Messi është futbollisti me më së shumti ‘Topa të Artë’ të fituar dhe ‘Këpuca të Arta’.

Ai ka arritur që në karrierën e tij ka shënuar 699 gola. Edhe pse sulmues, Messi është lojtari që ka më së shumti asistime në histori të futbollit. Argjentinasi ka hiq më pak se 309 asistime në karrierën e tij.

Argjentinasi mbetet i vetmi lojtar në histori të futbollit që ka arritur të shënoj 91 gola brenda një viti kalendarik.

Edhe pse me Barcelonën fitoi tituj të shumtë, Messi me Argjentinën nuk e pati të njëjtin fat.

Në vitet e fundit të karrierës, Messi po mundohet që të fitoj një titull me kombëtaren e tij./Indeksonline/