15:21 / E Hënë, 15 Mars 2021 / OSH

Futbolli maqedonas përsëri me shqiptarin në krye, Sejdini rizgjidhet president i Federatës

Muamed Sejdini ka fituar edhe një mandat si president i Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore dhe do ta udheheqë këtë institucion nga viti 2021 deri në vitin 2025.

Në kuvendin e rregullt zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë Veriore pjesmarrës ishin 52 delegatë nga gjithsej 53 në total dhe në mënyrë unanime të gjithë i dhanë mbështetjen presidentit aktual, njofton Klan Kosova.

Zoran Lakoviqi nga UEFA-ja mbajti fjalimin e tij para të pranishmëve në Kuvendin e Federatës së Futbollit të Maq. së Veriut, ndërsa përmes një videoje rizgjedhjen e Muamed Sejdinit e uroi edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.